TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputët e PD-së, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë folur për marrëveshjen e nënshkruar sot me ministrit të Brendshem Fatmir Xhafaj dhe Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku.
Sipas Alibeajt, “marrëveshja mes Ministrit të Brendshem dhe Prokurorit te Pergjithshëm vendos prokurorinë ne sherbim total të Saimir Tahirit, prishjes së hetimit të tij. Marrëveshja zevendeson Kushtetuten, Kodin e Procedurës Penale, ligjin e prokurorisë dhe bazohet në një VKM të pabotuar në fletore zyrtare, pra e pavlefshme, si në urdhër të kryeministrit. Vendos totalisht prokurorinë nën urdhrin e Edi Ramës. Nga nje situatc antikushetuese ku kemi një Prokuror të Pergjithshëm tv Përkohshëm, sot kemi një prokuror privat të përhershëm të Edi Rames”
Ndersa Gazmend Bardhi u shpreh: "Marrëveshja ka ndryshuar Kushtetutën, kodin e procedurës penale dhe ligjin e prokurorise. Marrëveshja zhbën rregullat e pavarësisë së prokuroreve. Do të jetë Prokurori i Pergjithshem dhe ministri i Brendshem që do të caktojnë prokurorët. Kjo do të thotë që prokuroret janë paracaktuar ose caktohen me preferenca politike”