AKTUALITET, 2 Shkurt 2018, 14:18

Dalin fotot, ja kush është greku që ekzekutoi Kasmin

Dalin fotot e shtetasit grek, arrestuar si ekzekutori i Devi Kasmit në kryeqytet. Policia ka zbuluar disa të dhëna për të, ndërkohë që gjatë arrestimit i janë gjetur edhe një sasi parash të cilat dyshohet se i ka përfituar si shpërblim nga vrasja.

Shtetasi grek i arrestuar, është ky person që shihni në foto.

eftimiu1eftimiueftimiu2

Ndërkohë, në njoftim thuhet se :

Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.

Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.