TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i Policisë Ardi Veliu, gjatë konferencës për shtyp, zbuloi disa të dhëna për të shkuarën e shtetasit grek, arrestuar si ekzekutor i vrasjes së shtetasit Dejvi Kasmi mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë binte në sy edhe një shtetas grek.
Në pranga u vu Efthymiou Efthymious i cili dyshohet se kishte rolin e ekzekutorit të Dejvi Kasmit si vrasës me pagesë.
Gjatë kontrollit atij iu gjetën një sasi e konsiderueshme lekësh shqiptare dhe eurosh të dyshuara se ishin përfituar pas ekzekutimit të Kasmit.
Atij iu gjetën edhe 2 pistoleta dhe një snajper. Një nga pistoletat dyshohet se u përdor në vrasje.
Efthymiou kishte punuar nga viti 1992 deri në vitin 2012 si efektiv i forcave speciale në Greqi, por ishte larguar nga detyra pas dyshimeve se ishte përfshirë në trafik droge./TPZ.AL