TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Varfëria dhe sëmundja kanë kapluar familjen Dërmyshi, ndërsa nga dita në ditë rrezikon dhe shembjen.
Ne këtë shtëpi të rrënuar në fshatin Bregas të Gramshit jeton familja Dërmyshi prej 3 anëtarësh.
Edhe pse vuajnë varfërinë, drama me madhe në këtë familje është sëmundja e djalit 6-vjeçar. Enea ka dëshirë të luajë, të mësojë në shkollë si shokët e tij, por sëmundja që i ka prekur mëlçinë ia bën të pamundur këtë.
Për 5 vite me radhe prindërit e tij enden në dyert e spitaleve për të parë një shenjë shërimi për djalin e tyre. Majlinda, nëna e 6-vjeçarit tregon me lot në sy vuajtjet që përjeton çdo ditë.
Të detyruar nga varfëria e tejskajshme, ku jetojnë vetëm me 9 mijë lekë në muaj prindërit kanë nxjerrë në shitje edhe shtëpinë. Babai i djalit thotë se është i mbytur në borxhe, madje edhe një thes miell me zor mund ta sigurojë.