AKTUALITET, 8 Shkurt 2018, 09:38

Atentati ndaj Kullës në Shkodër, ja emrat e të dyshuarëve ndaluar në Elbasan

Atentati ndaj Kullës në Shkodër, ja emrat e të

Katër persona janë shoqëruar në policinë e Elbasanit, si të dyshuar për atentatin me tritol ndaj të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla.

Ja emrat

Gazmor Kukla

Gerald Yzeillari

Edmond Abazi

Kristi Maxhari

Kristian Petani

Nga shpërthimi i fortë i tritolit paraditen e 13 janarit në Shkodër mbetën të plagosur 8 persona, së bashku me shënjestrën e atentatit.

Pas atentatit u deklarua se po punohej për identifikimin e personit që ka vendosur motoçikletën me një sasi prej 500 gramë tritol të llojit C4 pranë makinës së Kullës.

Tritoli i vendosur në një motor tip piaggio, e parkuar para një godine dy katëshe në kryqëzimin e kësaj zone shpërtheu rreth orës 11:30 minuta. Ditën e ngjarjes u theksuar se shpërthimi ndodhi kur 42-vjeçari, pronar i objektit dy katësh, po hipte në mjetin e tij.