AKTUALITET, 13 Shkurt 2019, 20:50

“Shqipëria do të shkojë nga e keqja në zi”, thirrja e fortë e Berishës për opozitën: O ulni kokën, o ngrihuni deri në qërimin e tij

“Shqipëria do të shkojë nga e keqja në zi”,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen s sotme, ku tha se vendi do të shkojë nga e keqja në zi.

“Shqipëria do të shkojë nga e keqja në zi, Shqiptarët duhet të votojnë. Shqiptarët janë prekur aty ku nuk mban më”, – tha Berisha.

Sipas tij, problemi kryesor në këtë vend është kjo qeveri, dhe vjedhja e votës, ndërsa theksoi se një qeveri tranzitore do të ishte garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.

I pyetur se nëse ka një emër për atë që mund të drejtojë qeverinë tranzitore, Berisha tha: “Ka sa të duash, akademik e personazhe të tjerë të ndershëm. Nuk është problemi se kush do të mbajë karrigen e ministrit”.

Më tej ai paralajmëroi se: “Opozita nuk do të tërhiqet para asgjëje deri sa të rikthejë votën e lirë. Edi Rama pranoi se nuk bën zgjedhje. Tani ose do të ulin kokën e thyejnë qafën opozitarët e të tregojnë se janë fasadë, ose të ngrihen kundër kësaj qeveri deri në qërimin e tij”.