TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një kamion me lëndë narkotike është kapur sot në pikën kufitarë të Kapshticës. Mësohet se brenda tij ka pasur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, e cila është sekuestruar nga policia.
Sipas të dhënave, droga është gjetur në një kamion me targa AA 874 UZ që udhëtonte drejt Greqisë. Droga është pikasur nga anti-kontrabanda.
Lënda narkotike e dyshuar si canabis sativa ishte fshehur në disa thasë në kamionin që transportonte krunde. Ende nuk dihet sasia e saktë, por burimet bëjnë me dije për “BalkanWeb” se sasia është shumë e madhe dhe janë duke u bërë veprime nga agjentet e antidrogës për ta peshuar.
Gjithashtu policia ka ndaluar edhe një tjetër kamion për t’u kontrolluar. Policia ka ndaluar dy drejtuesit Zija Hidri dhe Ardian Sako.