AKTUALITET, 13 Shkurt 2019, 21:45

“Air Albania” dhe aeroporti i Vlorës, deputeti i PE letër Mogerinit: A kanë shkelje ligjore këto prokurime?

Çështja e “Air Albania” dhe aeroporti i Vlorës është bërë një çështje sërish në Parlamentin Evropian.

Deputeti i Parlamentit Evropian, Paul Ruebig, i ka dërguar sot një letër përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme e të Sigurisë të Ben Federica Mogherinit.

Në letrën e tij deputeti drejton dy pyetje, duke u nisur nga raportimet mediatike në Shqipëri.

“Në rast se po: cilat janë veprimet konkrete të Komisionit Europian në dy rastet e lartpërmendura si dhe në përgjithësi në të ardhmen në mënyrë që në Shqipëri të zbatohen rregullat e prokurimit e të konkurrencës dhe kështu të respektohen detyrimet që rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim Asociimit si dhe normat e Organizatës Botërore të Tregtisë?”, shkruan ai ndër të tjera.

LETRA E PLOTË

Pyetje parlamentare bazuar në nenin 130 të Rreg. PE

Drejtuar: Përfaqsueses së Lartë per Politikën e Jashtëme e të Sigurisë të BE znj. Federica Mogherini/Komisioni Europian

Nga: Dr. Paul Ruebig, deputet i Parlamentit Europian

Lënda: shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë

Teksti: Bazuar në shumë raportime mediatike në Shqipëri kanë ndodhur shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës lidhur me krijimin e linjës ajrore “Air Albania” si dhe me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ato tregojnë se në këto dy raste përcaktimet e Marreveshjes së Stabilizim Asociimit janë shkelur; po ashtu ato bien në kundërshtim me normat e Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO). Më tej, sipas raportimeve mbi këto raste, organet mbikqyrëse në Shqipëri nuk e kanë përmbushur rolin e tyre.

Në lidhje me sa më lart ju drejtojmë këto pyetje:

Letra e deputetit të PE, drejtuar Mogerinit
Letra e deputetit të PE, drejtuar Mogerinit

– A përputhen vlerësimet ligjore të këtyre raportimeve mediatike mbi shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë me opinionin ligjor të Komisionit Europian?

– Në rast se po: cilat janë veprimet konkrete të Komisionit Europian në dy rastet e lartpërmendura si dhe në përgjithësi në të ardhmen në mënyrë që në Shqipëri të zbatohen rregullat e prokurimit e të konkurrencës dhe kështu të respektohen detyrimet që rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim Asociimit si dhe normat e Organizatës Botërore të Tregtisë?

Dr. Paul Ruebig (firma)

Datë 13 shkurt 2019

—-

http://www.europarl.europa.eu/meps/en/2278/PAUL_RUBIG/home#mep-card-content