TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, kërkon ndërhyrjen e Presidentit Ilir Meta, për zgjidhjen e krizës politike.
Manjani shkruan në një postim në Facebook, se Meta nuk ka ça të presë më dhe duhet që të ndërhyjë që të ulë palët në dialog.
“Presidenti i Republikës, kryetari i shtetit dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit, padyshim që ka një rol për të luajtur. Nuk mund të bëjë sikur nuk sheh e nuk dëgjon. Qoftë edhe në emër të paanësisë apo mbipalësisë politike.
Vendi është në krizë e cila mund të çojë në përplasje. Detyra e çdo Presidenti në këto kushte është thirrja e palëve në dialog. Ndaj Presidenti nuk ka ç’pret më! Duhet të fillojë punën për të ulur palët në tryezë dialogu”, shkruan Manjani.
Kujtojmë që opozita prej një muaji ka nisur prtesta dhe deputetët kanë djegur mandatet dhe ëkron largimin e Ramës. Si nga opozita dhe nga qeveria nuk shihen hapa pas, duke futur vendin në një krizë politike. Po sot Meta ka ndërprerë vizitën e tij në Azejbarxhan për të ndjekur nga afër situatën në vend.
