AKTUALITET, 8 Maj 2020, 12:09

Mandati i Dvoranit/ Meta: Çështja, përgjegjësi vetëm e KLGJ-së

Mandati i Dvoranit/ Meta: Çështja, përgjegjësi vetëm

Pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) shtyu vendimin për Ardian Dvoranin, për të cilin Presidenti Ilir Meta kishte kërkuar shkarkimin me pretendimin se i ka mbaruar mandati, vjen një koment nga ky i fundit.

Në një prononcim për mediat, Meta theksoi se kjo çështje është përgjegjësi e KLGj-së dhe e askujt tjetër.

“E kam dhënë një përgjigje për këtë çështje. Ajo është një përgjegjësi që i mbetet vetëm KLGJ dhe askujt tjetër”, tha Meta.

KLGJ kërkoi një mendim nga disa ekspertë të huaj në Shqipëri për vendimin, duke skandalizuar ekspertët e fushës.

Dvoranit i ka mbaruar mandati që në vitin 2014, por vazhdon detyrën edhe pse Kushtetuta shprehet qartë për mandatin e tij.