TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Punonjësit e ndërmarrjeje së fasonerisë në Kuçovë kanë vijuar edhe sot me protestën e tyre.
Ata janë grumbulluar përsëri përpara Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave në Berat për të kërkuar pagën e luftës.
Një përfaqësi prej 30 punonjësish i është drejtuar këtij institucioni për të kërkuar arsyen përse ata nuk kanë marrë asnjë pagë lufte, edhe pse i kanë kryer të gjitha proceduarat e kërkuara sipas ligjit.
“Kërkojmë pagën e luftës, ashtu siç u premtua, do të protestojmë deri sa të zgjidhet problemi jonë,”- u shpreh një protestuese.
Ndërmarrja fasone e prodhimit të çantave në qytetin e Kuçovës ka 150 punëtorë, të gjithë të siguruar dhe askush nuk ka marrë pagë lufte, edhe pse biznesi është mbyllur në dt. 9 prill.
Ndërkohë edhe dy fasoneri në Krujë ditën e djeshme kanë protestuar për të njëjtën arsye