TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është përcjellë për në banesën e fundit artisti i shquar Maks Velo.
Miq, të afërm dhe personalitete politike e artistike i kanë dhënë lamtumirën shkrimtarit e arkitektit të njohur.
Pak qytetarë ishin të pranishëm në varrim për shkak të Covid-19.
Pritet që të mbahet ceremonia mortore e një prej figurave më në zë shqiptare.
Të pranishëm janë disa persona, mes tyre edhe personalitete si shkrimtarja Luljeta Lleshanaku.
Siç e dimë, Maks Velo ishte në burg në kohën e monizmit, për shkak të aktivitetit të tij artistik. I pranishëm ishte edhe arkitekti Artan Shkreli, gazetari Ben Andoni, dhe shumë personalitete të tjera.
Gazetari Andoni në fjalën e tij tha se Maks Velo ishte model i qytetarit të angazhuar.
Ben Andoni: Maks Velo ka lënë një trashëgimi të vyer. Maksi është prapë i gjallë. Modeli i tij i madh i qytetarit të angazhuar është një model për të gjithë ne.