TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar së fundmi se pas tetë javësh që qeveria e Edi Ramës bëri tendera për situatën e krijuar nga COVID, Agjencia e Prokurimit Publik ka bërë publike udhëzimet ligjore për këto tenderime. Sipas saj qeveria ka zhvilluar edhe tendera sekret për Covid 19, duke arritur deri aty sa futi edhe letrën higjenike në objekt kontrate sekrete.
“Vjedhje, paligjshmëri, abuzim ka qenë refreni si është menaxhuar situata pandemike në Shqipëri që nga dita e parë e deri sot. Zero vëmendje për qytetarët, për nevojat e tyre dhe për shërbimet që meritojnë.”, shkruan Zhupa në Facebook.
POSTIMI:
Në fund të situatës të pandemisë nxirret udhëzimi për tenderat me objekt Covid 19, ndërkohë që qeveria dhe bashkitë e saj kanë vazhduar të tenderojnë në kundershtim me ligjin duke realizuar prokurime në mungesë të një akti ligjor që orienton objektin e kontratave për përballimin e Covid 19.
Pas 8 javësh që Rama me qeverinë dhe bashkitë kanë bërë tendera si përgjigje ndaj situatës me Covid 19, ndërkohë Agjencia e Prokurimit Publik, organi përgjegjes shtetëror vetëm me 6 Maj ka nxjerr udhezimin ligjor që percakton së kush janë mallra dhe shërbimet për situaten e pandemisë Covid 19!
Me datë 6 Maj 2020, nxirret udhëzimi nr.294 “Për përcaktimin e listës së mallrave dhe shërbimeve për situaten e pandemisë Covid-19”. Ky udhëzim përcakton objektin e kontratave publike që institucionet prokuruese duhet të zbatojne në rastin e tenderimit të këtyre mallrave dhe shërbimeve për Covid19.
Qeveria Rama ka zhvilluar edhe tendera sekret për Covid 19, duke arritur deri aty sa te fuste edhe letren higjenike ne objekt kontrate sekrete, ku tashme ne udhezimin e miratuar nga organi po qeveritar, nuk e kanë përfshirë si produkt ne lidhje me Covid 19.
Vjedhje, paligjshmëri, abuzim ka qënë refreni si është menaxhuar situata pandemike në Shqipëri që nga dita e parë e deri sot. Zero vëmendje për qytetarët, për nevojat e tyre dhe për shërbimet që meritojnë.