AKTUALITET, 8 Maj 2020, 11:11

Qëndresa Qytetare dhe studentët padisin ministren Shahini: Anulo zgjedhjet në universitete

Qëndresa Qytetare dhe studentët padisin ministren Shahini: Anulo


Organizata Qëndresa Qytetare dhe disa studentë kanë paditur në Gjykatën Administrative ministren e Arsimit, Besa Shahini.

Në padinë e dorëzuar ditën e sotme, ata kërkojnë anulimin e zgjedhjeve të 12 qershorit në Universitete pasi studentët nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë për shkak të koronavirusit.

“Në vijim të nismës për parandalimin e zgjedhjeve pa studentë që pritet të mbahen më 12 qershor në universitetet e vendit. Qëndresa dhe studentët depozituan sot në Gjykatën administrative një akt-padi për rrëzimin e Urdhrit të Ministres për zhvillimin e zgjedhjeve në universitete,”-shkruhet në padi.