AKTUALITET, 8 Maj 2020, 10:25

Furnizonin me kokainë të pasurit italianë, arrestohen trafikantët shqiptarë

Furnizonin me kokainë të pasurit italianë, arrestohen


Një bandë e trafikut të drogës është shkatërruar në Itali, ndërsa janë arrestuar shtatë persona, mes të cilëve edhe shqiptarë. Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë: Florian Zeqiri, Armando Ahmeti dhe Enkelejd Kapaj.

Hetimet për bandën kishin nisur që në vitin 2017 nga prokuroria e Xhenovës, ndërsa u zbulua se ajo drejtohej nga shqiptari Florian Zeqiri.

Grupi u shiste kokainë të pasurve, ndërsa hetimet filluan pas një kontrolli në shtëpinë enjë mjeku, ku iu sekuestrua 35 gramë lëndë narkotike, për përdorim personal.

Përgjimet e mëvonshme telefonike zbuluan se “koka” e trafikut të drogës ishte Florian Zeqiri. Autoritetet kanë dokumentuar së paku 150 raste të trafikut të drogës në zona të shtrenjta, ku kryesisht banojnë të pasur italianë.