TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fitoret radhazi dhe rekordi i thyer në kampionat, duket se nuk ka qenë një rastësi për Mançester Junajtidin duke qenë se ‘Djajtë e kuq’ nuk dinë të ndalen as në “FA Cup”. Skuadra e drejtuar nga Solskjaer ka arritur të mundë në transfertë Arsenalin me rezultatin 1-3, rezultat ky që e lejon Mançesterin të kalojë në turin e 1/16-ave të Kupës.
Në minutën e 31, ka shënuar Aleksis Sançez i cili duket se me largimin e Murinjos po kthehet në formën e tij, ndërkohë që vetëm 2 minuta më vonë ka dyfishuar Lingard. Aubamejang në minutën e 43, ka ngushtuar diferencën në 1-2, duke dhënë idenë e një ndeshjeje të hapur.
Në pjesën e dytë, ka qenë Martial ai i cili ka shënuar edhe golin e tretë për skuadrën e tij duke vulosur fitoren në këtë mënyrë. Me këtë fitore, Mançester Juanjtid mban një ecuri fantastike me 8 fitore në 8 ndeshje. Humbja e fundit daton më 16 dhjetor në ndeshjen e fundit të Murinjos si trajner.