TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona do të presë në “Camp Nou” Leganes, për fazën e 1/16-tave të Kupës së Mbretit në Spanjë. Rey Manaj u pa të stërvitej me ekipin e parë, por klubi para pak minutash ka bërë zyrtare listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë ndeshje.
Por është momenti që Manaj të zgjohet, pasi Barcelona e ka shpallur listën me 18 lojtarët që do të ketë në dizpozicion për ndeshjen e sotme kundër Leganesit. Atje mungon emri i futbollistit shqiptar, që e kanë dërguar sërish te Barcelona B.
Gjithsesi ajo thirrje e djeshme shërben si një motivim për Manajn që ka vëmendjen e klubit dhe nëse do të lërë gjurmë tek ekipi i dytë, do të ketë shanset e tij për debutimin e madh.