AKTUALITET, 24 September 2026, 12:38

Protesta/ I moshuari humb ndjenjat, pritet ambulanca

Gazetarët që po ndjekin nga afër protestën, raportojnë se një i moshuar ka humbur ndjenjat.

Të moshuarit i është dhënë ndihma e parë nga qytetarët, ndërsa pritet të vijë ambulanca.

Protestuesit u mblodhën në ditën e 117-të të revoltave gjatë zhvillimit të seancës plenare, teksa kordoni i policisë nuk i lejoi t’u afroheshin parlamentit.

Kordoni i Forcave Shqiponja i shtyu protestuesit nga Xhamia e Namazgjasë drejt Kishës Katolike, aty ku qytetari pësoi të fikët dhe më pas erdhi ambulanca për ndihmë të specializuar.