TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Titulli kampion në Angli është kthyer në një temë të mbyllur pasi dominimi i Liverpulit është i padiskutueshëm dhe tifozët e skuadrës kanë nisur përgatitjet për paradën e titullit. Tashmë mbetet të shihet se sa do të jenë rekordet që do të thyejë skuadra e Klop në këtë vit dhe me sa duket ajo nuk ka ndër mend të ndalet.
Sot, Liverpuli ka shënuar fitoren e 23-të në 24 ndeshje të luajtura, duke vazhduar një ecuri të jashtëzakonshme falë suksesit 2-0 ndaj West Ham dhe duke arritur në një diferencë të pabesueshme +19 ndaj Mançester Sitit që është skuadra më e afërt në klasifikim. 70 pikë që në janar ishte një shifër e paregjistruar ndonjëherë në Angli dhe për skuadrën e Klop bilanci bëhet gjithmonë e më i jashtëzakonshëm e historik.
Penalltia e Salah dhe më pas goli i Oksleid-Çambërlein siguruan tre pikët e radhës dhe bënë të mundur që në këtë edicion me të vërtetë special për klubin, Liverpuli të arrinte të paktën një fitore ndaj të gjitha skuadrave më të cilat ndan kampionatin. Kjo nuk ndodhte që nga viti i largët 1896 kur ekipi gjendej në kategorinë e dytë angleze.