TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Suso ka vendosur të largohet nga Milani, teksa do të vazhdojë karrierën e tij te skuadra spanjolle e Sevijës.
Spanjolli është përshëndetur ditën e djeshme me pjesën tjetër të skuadrës, teksa ditën e sotme është nisur drejt Spanjës, ku do të kryejë vizitat mjekësore me Sevijën.
Lojtari do të kalojë te spanjollët në formën e huazimit, por me detyrim blerje. Në këtë mënyrë 26-vjeçari i jep fund aventurës me Milanin, ku luante nga sezoni 2014-2015.
Suso nuk ishte më një zgjedhje e parë e trajnerit Pioli dhe për këtë arsye lojtari vendosi të largohet nga kuqezinjtë, me shpresën se do të gjejë më shumë minuta në dispozicion.