TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kriza në shtëpinë e kuqe nuk njeh limit e nuk njeh fund. Për ta bërë situatën më dramatike mendoi Besëlidhja e cila i shkaktoi Partizanit një humbje të rëndë në shifrat 3-0 në sfidën e parë të vlefshme për raundin e 1 të 8 në Kupën e Shqipërisë. Kryeqytetasit pësojnë humbjen e tretë radhazi në drejtimin e Adolfo Sormanit, një humbje e cila vendos jo pak në siklet teknikun italian.
Në Lezhë gjithçka u vendos në pjesën e parë me vendasit që realizuan 3 herë në portën e Malaj. Çuditërisht kjo ishte një ndeshje që Sormani e kishte vlerësuar pasi aktivizoi nga minuta e parë disa titullarë të rëndësishëm si Telushi, Trashi, Melo dhe Bardhi.
Ndryshe nga Partizani, Tirana vijon ecurinë shumë pozitive edhe në Kupë duke mposhtur me përmbysje Kastriotin në transfertë me rezultatin 3-1. Fitore të rëndësishme në transfertën arritën edhe Kukësi, Skënderbeu dhe Teuta duke hedhur një hap të sigurt drejtë kualifikimit.
