TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona është e dëshpëruar për të marrë një qendërsulmues këtë merkato, me Suarez që do mungojë minimumi deri në muajin prill. Rodrigo është lojtari më i dëshiruar për të zëvendësuar uruguaianin, por Valencia është munduar të vërë çmime jashtë logjikës normale për ta mbajtur në skuadër.
Në këtë situatë Barcelona ka hedhur sytë diku gjetkë për të marrë një emër pa shumë shpenzime, pasi në verë nis ofensiva për Lautaro Martinez. Tadiç i Ajaksit është një alternativë, por klubi holandez nuk dëshiron të largojë një nga lojtarët kryesorë të ekipit në mes të sezonit. Kështu, në tavolinën e Barcelonës është vënë emri i Domeniko Berardit.
25-vjeçari po tregon një formë të mirë këtë sezon me Sasuolon, duke arritur të gjejë nëntë herë rrjetën në 15 ndeshje. Italiani është pjesë e Sasuolos që nga fillimet e tij, por një ofertë nga Barcelona do të bënte që t’i merrte valixhet e të zbarkonte në “Camp Nou”.
Në mungesë të alternativave, Barcelona do synojë të marrë shërbimet e Berardit, ku kujtojmë se të njëjtën gjë e bëri edhe vjet me Princ Boateng. Gjithsesi, ganezi nuk bëri asgjë tjetër, përveç disa fotove të bukura në “Camp Nou”. Ndërkohë, Sasuolo pritet të mos e ndalojë Berardin ndaj një oferte të tillë, e cila të vjen shumë rrallë në jetë. Çmimi i Berardit në merkato është 26 milionë euro, por nuk përjashtohet një huazim me të drejtë blerje.