SPORT, 29 Janar 2020, 15:30

Roma nostalgjike: verdhekuqtë përgatisin dy rikthime

Roma nostalgjike: verdhekuqtë përgatisin dy rikthime


El Shaarawy dëshiron Romën. Tifozët do të ishin të lumtur shumë ta ripërqafonin edhe një herë, por në janar është e vështirë, për të mos thënë e pamundur që kthimi në kryeqytet të mund të materializohet. Dëmtimi i Zaniolos dhe dështimi për të marrë Politano nga Inter kanë bërë që verdhekuqtë të mendojnë seriozisht kthimin në kryeqytet të Faraonit i cili aktualisht luan me ekipin e Shanghai Shenhua në Kinë.

Gjithëesi lëvizja konceptohet për në qershor, në tentativë për ti dhënë teknikut Fonseca një sulmues prej 10 golash që sot i mungon shumë Romës. Rrjedhimisht El Shaarawy duhet të zvogëlojë një pagesën e tij prej 13 milion dhe të kthehet në shifrat e “terrenit” ku mund të manovrojë Roma. Sulmuesi ka lënë gjurmë tek tifozët verdhekuq, që e presin krahëhapur, ashtu si në fakt edhe shokët e tij të vjetër, që do ta donin përsëri në Trigoria.

Por nuk është vetëm El Shaarawy që ka nostalgji për Romën: një tjetër ish që do të bënte letra falso për t’u kthyer në Olimpico është Nainggolan që në qershor do të mbylli huazimin tek Cagliari.