AKTUALITET, 31 Dhjetor 2018, 11:45

Llogaraja mbulohet nga dëbora ditën e ndërrimit të viteve/ FOTO

Reshjet e dëborës kanë mbuluar thuajse gjithçka në Parkun Kombëtar të Llogarasë në orët e para të mëngjesit të 31 dhjetorit.

Qarkullimi i automjeteve është bërë tepër i vështirë dhe i rrezikshëm në rrugën e Llogarasë.

Autoritetet kanë apeluar që drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhirë për t’u ngjitur dhe zbritur në një prej rrugëve më piktoreske, por dhe më të rrezikshme në Shqipëri.