AKTUALITET, 18 Prill 2020, 16:12

Makina merr flakë në bulevard në Elbasan, digjet pjesërisht. Ja çfarë thotë policia

Makina merr flakë në bulevard në Elbasan, digjet pjesërisht.

Një makinë tip “Renault” ka marrë flakë në bulevardin “Aqif Pasha” të Elbasanit, duke u djegur pjesërisht.

Automjeti ishte në pronësi të shtetasit T.K dhe nga hetimet, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, ka rënë zjarr nē mjetin tip ” Renalut”, në pronësi të shtetasit T.K., i cili ishte i parkuar dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.