AKTUALITET, 18 Shtator 2018, 21:53

Pjesët e para/ Liverpuli, leksion Paris Sën Zhermenit; Atletiko fiton ndaj Monakos

Pjesët e para/ Liverpuli, leksion Paris Sën Zhermenit; Atletiko fiton

Dy gola brenda gjashtë minutash, Daniel Sturridge (30’) dhe James Milner (36’), i kanë dhënë kryesimin Liverpulit në fitoren 2-1 të deritanishme ndaj Paris Sën Zhermenit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve (C) në Ligën e Kampioneve për sezonin 2017-2018.

Tomas Meunier (41’) shkurtoi diferencën në 2-1 për ekipin francez.

Atletiko Madrid po fiton 2-1 me Monakon në Principatë. Vendasit shënuan të parët me anë të Samuel Grandsit (18’), por spanjollët u kundërpërgjigjën me anë të Diego Kostës (32’) dhe Hoze Himenezit (45’).

Në grupin D, Gallatasaraj e mbylli pjesën e parë 1-0, gol i Geri Rodrigezit (9’).

Në takimet e tjera/ Pjesa e parë

 

GRUPI A

Bryzh-Borusia Dortmund 0-0

Monako-Atletiko Madrid 1-2

 

GRUPI C

Crvenda Zvezda-Napoli 0-0

Liverpul-PSG 2-1

 

GRUPI D

Gallatasaraj-Lokomotiv Moskë 1-0

Shalke 04-Porto 0-0

 

TË PËRFUNDUARA

GRUPI B

Barcelona-PSV Eindhoven 4-0

Inter-Totenhem 2-1