AKTUALITET, 10 Prill 2020, 12:45

“Do të qëlloj”, si ndodhi plagosja e dy personave në Tiranë. Polici e qëllon në këmbë të riun që kërcënoi, plagoset edhe kalimtarja

“Do të qëlloj”, si ndodhi plagosja e dy personave në


Zbardhen detaje nga ngjarja e ndodhur në Tiranë, ku u raportua për plagosje me armë zjarri me dy persona të plagosur.

Në një deklaratë për mediat ka folur kreu i policisë së Tiranës Rebani Jaupi, i cili ka treguar dinamikën e ngjarjes.

Një qyetar ka kundërshtuar me armë një efektiv të policisë, i cili i ka kërkuar lejen e daljes. “Ai ka nxjerrë armën dhe e ka kërcënuar, me fjalët do të qëlloj”- tha Jaupi.

Sipas tij, pas kësaj, qytetari ende i paidentifikuar, që thuhet se është me rrezikshmëri të lartë, ia ka mbathur me vrap.

Polici, efektiv i Shqiponjave, e ka qëlluar me armë në pjesën e këmbës.

“Në rrugë ka qenë dhe një kalimtare, e cila ka marrë një plumb po në pjesën e këmbës. Të dy janë dërguar në spital”- theksoi drejtori Jaupi.