AKTUALITET, 27 Shkurt 2019, 17:43

Lulzim Basha pas takimit me delagacionin e PE-së: Demokracia mbi stabilitetin!

Krerët e partive opozitare, kanë zhvilluar një takim me delegacionin e Parlamentit Europian. Pas këtij takimi, kryetari i Partisë Demokratike, tha për mediat se opozita u ka shpjeguar përfaqësuesve të PE-së, situatën ku ndodhet Shqipëria. Basha tha se qasja e deritanishme se stabiliteti duhet të prevalojë mbi demokracinë, është e gabuar.

"Detyra jonë është të shpjegojmë realitetin që shqiptarët e vuajnë përditë. Në këtë fazë ku ndodhet vendi, ku synon të hapen negociatat me BE-në, duhet të sqarojmë se Edi Rama me veprimet e tij ka shkatërruar stabilitetin e vendit.

Rama në emër të stabilitetit ka shkatërruar demokracinë. Miqtë tanë që duan të mirën e Shqipërisë, hap pas hapi do ta kuptojnë se fillimisht është demokracia dhe më pas stabiliteti, gjë që Edi Rama e ka shkatërruar’, tha ndër të tjera kreu i PD-së.

/TPZ.AL/

VIdeo: