TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Delegacioni prej shtatë deputetësh nga Parlamenti Evropian ka nisur një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Kreu i delegacionit dhe Eurodeputeti i Partisë Popullore, Tune Kelam, i ka kërkuar qeverisë dhe opozitës që, të zgjidhin këtë situatë me anë të dialogut konstruktiv.
“Ne dënojmë me forcë retorikën politike që, nxit dhunën dhe i kërkojmë opozitës që të riangazhohet me jetën parlamentare. Qeveria dhe opozita duhet ta kapërcejnë këtë situatë nëpërmjet dialogut konstruktiv”, tha Kelam.
Në Shqipëri, ata parashikohen të takojnë Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Pas Shqipërisë, shtatë eurodeputetët do të udhëtojnë drejt Shkupit.