TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
27 vjeçari Lorenc Veliaj, dëshmia e të cilit zbardhi edhe autorin e vrasjes së Indrit Çelaj për rrjedhjen e ujit të kondicionerit që po riparonte në vilën e Bujar Kusit, do të qëndrojë në qeli për tre vepra penale që ai kërkohej më herët.
Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për Veliajn, i cili akuzohet për “kundërshtim i punonjësit të policisë, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit si dhe shkatërrim prone.”
Lorenc Veliaj u arrestua pas ngjarjes së ndodhur në rrugën Muhabet Gjollesha në Tiranë. Ku u vra me plumb në kokë 36 vjeçari Indrit Celaj.
Fillimisht Veliaj u shoqërua si person i dyshuar në këtë krim, edhe pse kërkohej nga policia për tre vepra penale. Dëshmia e Veliajt nxori edhe emrat e autorëve të vrasjes, dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi.