AKTUALITET, 24 Gusht 2019, 13:23

Aksidentoi për vdekje 24 vjeçarin dhe u largua, kapet shoferi

Aksidentoi për vdekje 24 vjeçarin dhe u largua, kapet shoferi


Arrestohet autori që aksidentoi për vdekje të riun dhe e la aty duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Aksidenti ndodhi këtë paradite në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Policia bën me dije se në vendin e quajtur “Kafaraj”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi K.Z, është përplasur me një motoçikletë.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, i cili u identifikua si shtetasi me iniciale F.T, 24 vjeç, nga Gorishova.”- njofton policia, duke shtuar se ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Njoftimi për arrestimin:

Kapet dhe arrestohet shtetasi i cili aksidentoi me pasojë vdekjen 24-vjeçarin në Kafaraj.

Në vijim të informacionit paraprak në lidhje me aksidentin në Kafaraj ku shtetasi K.Z duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motorçikletën e drejtuar nga shtetasi F.T, 24 vjeç, (i cili ndërroi jetë), shërbimet e policisë bënë kapjen e shtetasit K.Z i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:

K.Z, 68 vjeç, banues në Peshtan, Fier.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.