TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Italia erdhi në këtë “Euro2020” me një version totalisht ndryshe, një skuadër që kur e sheh në fushën e lojës duket shumë larg tronditës dhe identitetit që përfaqëson.
Italia mund të jetë më e bukur për të parë, mund të jetë më sulmuese por pavarësisht këtyre detajeve vijon të jetë një bunker i vërtetë, fundja këtë e kanë në ADN.
Një gol i pësuar në katër ndeshje është një shifër e kënaqshme, por edhe kundërshtari i tyre i radhës, Belgjika, po kaq ka pësuar, pavarësisht se nuk shquhen për një lojë mbrojtëse.
Në këtë Euro2020, jo vetëm Italia, por të gjitha skuadrat fillimisht po kujdesën të jenë perfekt në fazën mbrojtëse. Më mirë se Italia dhe Belgjika ka bërë vetëm Anglia.
“Tre luanët” janë thjeshtë perfekt në këtë pikë, asnjë gol i pësuar në katër ndeshje. Ndryshe nga Italia dhe Belgjika, Anglia e ka më të vështirë të shënojë, katër gola në katër ndeshja ndërsa “azzurrët” udhëheqin me plus tetë golavarazhin.
Është e vërtetë që Anglia nuk ka pësuar asnjë gol por ishullorët kanë lejuar kundërshtarët e tyre të godasin plot tetë herë kuadratin ndërsa Italia vetëm pesë herë ndërsa porta e Belgjikës është goditur plot 11 herë.
Kur bëhet fjalë për gjuajtje në portën e kundërshtarëve Belgjika nuk ka rivalë plot 56 herë e kanë provuar Lukaku me shokë ndërsa Italia 28 herë praktikisht sa gjysma e “djajve të kuq”.