SPORT, 30 Qershor 2021, 14:58

PSG-Sergio Ramos, vjen oferta e parë zyrtare për ish-kapitenin e Realit

PSG-Sergio Ramos, vjen oferta e parë zyrtare për ish-kapitenin e

PSG ka bërë ofertën e parë zyrtare për Sergio Ramos. Qendërmbrojtësi spanjoll i dha fund aventurës 16-vjeçare me Real Madrid, është lojtar i lirë dhe po shqyrton ofertat që i kanë ardhur.

Kalimin te klubi i njohur francez e dëshiron, teksa L’Equipe zbulon propozimin që i ka ardhur 35-vjeçari andaluzian nga Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së.

Sergio Ramos e pret një rrogë sezonel prej 13 milion eurosh në sezon dhe një ofertë njëvjeçare, me opsionin e rinovimit me një tjetër vit.

Rroga plotëson kërkesat e lojtarit defensiv, por ky i fundit kërkon një kontratë edhe më të gjatë; minimalisht dy ose tre vjeçare.