TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Manuel Lokateli është duke mahnitur Europën me paraqitjet e tij me Italinë në EURO 2020 teksa Sasuolo ka një “thesar” në shtëpi. Juventusi është skuadra e parë e madhe për momentin që ka shfaqur interes konkret dhe qëndron në “pole position” për shërbimet e mesfushorit, por gjatë orëve të fundit në drejtim të skuadrës nga Rexhio-Emilia kanë mbërritur telefonata edhe nga dy klube të mëdha si Arsenal dhe Borusia e Dortmundit.
Skuadra e Serisë A kërkon 40 milionë euro në dorë pa asnjë përfshirje të ndonjë lojtari në tratativë si shkëmbim.
Juventusi nuk mund të presë dot dhe kërkon të gjejë formulën e duhur për të bindur drejtuesit e Sasuolos që të lënë të lirë fantazistin 23-vjeçar.
Rruga për bardhezinjtë është në malore sepse Sasuolo nuk kërkon shkëmbime dhe me interesat e shtuara të klubeve të tjera me shumë mundësi klubi emilian nuk do të refuzonte ndonjë ofertë prej 40 milionë eurosh.