SPORT, 30 Qershor 2021, 12:15

Gjithçka e kryer, Milani arrin akordin me lojtarin e Realit të Madridit

Gjithçka e kryer, Milani arrin akordin me lojtarin e Realit të


Brahim Diaz do të lërë Realin e Madridit dhe nga sezoni i ardhshëm do të jetë zyrtarisht një futbollist i Milanit. Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, klubi kuqezi ka arritur akordin me drejtuesit madrilen për rinovimin e huazimit me 2-3 milionë euro dhe me blerjen përfundimtare prej 22 milionë eurove.

Klubi merengues ka të drejtën e riblerjes së lojtarit brenda një viti me çmimin prej 27 milionë eurosh.

Fantazisti spanjoll gjatë sezonit të kaluar ka spikatur me paraqitjet e tij dhe është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 39 ndeshje nga ku ka realizuar 7 gola dhe ka dhuruar 4 asist.