SPORT, 1 Korrik 2021, 12:44

Mbylli aventurën në Firence, Ribery pranë kalimit te një tjetër skuadër italiane

Mbylli aventurën në Firence, Ribery pranë kalimit te një

Franck Ribery i ka dhënë fund aventurës dy vjeçare me Fiorentinën.

Kampioni francez ka dalë lojtar i lirë sot dhe klubi nga Firence ka zgjedhur të mos zgjasë bashkëpunimin me të.

38-vjeçari nuk dëshiron të largohet nga Serie A dhe në skenë ka dalë Sampdoria. Agjenti i sulmuesit të majtë po bisedon me drejtuesit e klubit dorian, por ka vetëm një problem për t’u zgjidhur.

Ribery përfiton katër milion euro në sezon, rrogë e papërballueshme nga Sampdoria, që është gati t’i ofrojë një kontratë lojtarit nëse vendos të sakrifikojë disi në aspektin financiar.