TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kai Haverts “pushtoi” Evropën me Chelsea, por nuk ia doli të përsërisë një gjë të tillë me Gjermaninë.
“Pancerat” u mposhtën 2-0 nga Anglia ditën e djeshme, i dhanë lamtumirën Euro 2020 dhe nisën pushimet e parakohshme.
Ylli i “Bluve të Londrës” foli pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:
“Ne vazhduam të krijonim raste për gol edhe pasi kaluam në disavantazh, por nuk ia dolëm të dërgonim topin në rrjetë.
Ishte një mbrëmje e hidhur, por ne jemi të gjithë në të njëjtën varkë dhe jemi të bashkuar.
Anglia nuk është se ka ekip të keq, por është zhgënjyese të eliminohesh në raundin e 1/8-ve. Gjithsesi është momenti të harrojmë këtë humbje dhe të vazhdojmë përpara", deklaroi 22-vjeçari gjerman.