AKTUALITET, 11 Nëntor 2019, 23:08

VINI RE!/ Lleshaj njofton të fortët nga televizori: Policia ju ndjek çdo ditë...

VINI RE!/ Lleshaj njofton të fortët nga televizori: Policia ju ndjek

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka bërë një deklaratë mjaft interesante nga studio e emisionit "Opinion". Lleshaj njoftoi nga ky emision, të gjithë të fortët e Shqipërisë, se policia i ndjek dhe mbikqyr ata çdo ditë.

"Policia e shtetit merret përditë me këta të fortët, i ndjek cdo ditë.

Por nuk mund ti kërkohen të gjitha policisë. Policia ka një milion gjëra që ka bërë, por ka edhe disa që nuk ka bërë", u shpreh Lleshaj.

Është interesant fakti, që të fortët që kryejnë atentate mafioze, nuk kanë policë që i ndjekin, përderisa e çojnë veprimtarinë kriminale deri në fund.

/TPZ.al/