AKTUALITET, 30 Shtator 2021, 15:02

Basha përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi: Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet e BE-SHBA për një zgjidhje të përhershme

Basha përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi: Unë dhe PD

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat dhe tensionet në Veri.

Basha thotë se ai personalisht dhe PD do të mbështesin përpjekjet e SHBA dhe BE për një zgjidhje të përhershme për njohjen reciproke të Serbisë me Kosovën.

Marrëveshja e sotshme në Bruksel për liderin demokrat është hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe trajtimin e barabartë të qytetarëve.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajčák. Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajtimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1443559380285276162?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1443559382135025667%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fbasha-pershendet-marreveshjen-kosove-serbi-une-dhe-pd-mbeshtesim-dhe-inkurajojme-perpjekjet-e-be-shba-per-nje-zgjidhje-te-perhershme%2F