AKTUALITET, 31 Gusht 2020, 14:43

Lufta politike rinis më 7 shtator, cilat çështje do të diskutohen në seancën e parë të Kuvendit

Lufta politike rinis më 7 shtator, cilat çështje do të

Sesioni i ri parlamentar do të çelë punimet në 7 shtator. Ligjvënësit shqiptarë pritet të rikthehen në godinën e seancave plenare të hënën e ardhshme.

Në rendin e ditës të bërë publike nga Kuvendi i Shqipërisë janë përcaktuar miratimi i procesverbalit, njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend, miratimi i programit për dy javët e ardhshme.

Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:

-Miratimi i procesverbalit te seances plenare date 29.07.2020 dhe 30.07.2020.

-Njoftimi i c;eshtjeve te depozituara ne Kuvend per shqyrtim.

-Miratimi/Njoftimi i draftprogramit te punes se Kuvendit per periudhen 7 shtator – 16 tetor 2020.

-Miratimi/Njoftimi i draftkalendarit te punimeve te Kuvendit per periudhen 7 – 25 shtator 2020. III.

Sesioni i shkuar parlamentar solli mjaft zhvillime të rëndësishme në vend, për të kulmuar me ndryshimin e kushtetutës (hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore) në seancën e fundit të 30 korrikut.