AKTUALITET, 31 Gusht 2020, 14:30

E goditi helika e motoskafit, humb jetën turistja britanike në Korfuz

E goditi helika e motoskafit, humb jetën turistja britanike në Korfuz


Tragjik ka rezultuar fati i një turisteje britanike, e cila ka gjetur vdekjen në Korfuz pasi u godit nga helika e një motoskafi.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot, ndërsa gruaja u nxorr nga deti pak para orës 10 të mëngjesit.

Ndonëse gruaja u transportua me urgjencë në spital, ajo nuk mundi të mbijetonte.

Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen.