LIFESTYLE, 29 Mars 2018, 10:21

Luana Vjollca e sfidoi publikisht, reagon përsëri Eva Murati

Moderatorja sportive, Eva Murati e ftuar fundjavën e kaluar në emisionin “Thumb” bëri një deklaratë që shkaktoi shumë zhurmë. E pyetur nga 2 prezantueset e  emisionit nëse do të ndiqte hapat e Luanës si moderatore dhe këngëtare, Eva iu përgjigj sinqerisht duke thënë  se Luana nuk ishte shembulli që ajo do të ndjek në jetë.

“Vetëm nëse kam një projekt serioz, do i futem këngës, sepse në treg ka boll këngëtare. Nuk është Luana te shembulli që dua të ndjek në jetë”, u shpreh Eva në intervistën e dhënë për “Thumb”.

Kaq mjaftoi dhe “luanatorët” iu sulën me ofendime nga më të ndryshmet Evës. Madje u duk se pati edhe një reagim publik nga Luana, e cila postoi në “Instagram” një foto në makinë, me të cilën i shpallte sfidë.

“Nëse do të më garosh mua, më thuaj. Unë tashmë kam fituar”, shkruante Luana në postimin e saj.

https://www.instagram.com/p/BgwoaY5HOv0/?taken-by=luanavjollca

Dukë parë të gjitha këto reagime Eva në një farë mënyre është ndierë  e detyruar të jap një shpjegim publik për komentin e saj.

“Unë nuk e kam në kulturën time familjare të fyej dikë. Nuk dua që njerëzit të më duan se “ia bëra mirë” dikujt, por nëse nuk e marr për shembull apo model edukimi dhe model profesional dikë, a quhet domosdoshmërish ofendim? Fatmirësisht, për brezin tim censura është vetëm një ëndërr e keqe nga komunizmi, prandaj kam lirinë e të shprehurit mendimin tim! Ne sot kemi të drejtë ta duam këdo që mendojmë se është i favorshëm për ne dhe të kemi model e inspirim kë të duam në botë. Fakti që mund të biesh pre e Fake News në 2018-ën është i trishtueshëm. Ju lutem lexuesve shkoni gjithnjë tek burimi i lajmit!”,- shkruan Eva në postimin e saj në “Instagram”.

https://www.instagram.com/p/Bg4IHLthRYD/?taken-by=evamurati