LIFESTYLE, 28 Mars 2018, 13:35

Transformohet Xheni i BB, nuk do ta njihni me pamjen e re (FOTO)

Xheni Mhillaj, ish-banorja e “Big Brother”, u bë e njohur nga të gjithë për lojën e saj brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri, por edhe për lidhjen e saj me ish-banorin tjetër, Benardin. Historia e tyre e dashurisë shumë e adhuruar nga fansat, fatkeqësisht përfundoi shumë shpejt.

Ndërkohë që kjo histori ka marrë fund, Xheni ka vendosur ta lërë pas krahëve dhe bashkë me të ka ndryshuar edhe pamjen e saj të jashtme. Kësaj radhe ish-banoroja e “Big Brother” ka eksperimentuar me flokët e saj duke u shndërruar në një bionde simpatike.

“Po apo jo? Flokë bionde, look i ri”, ka shkruar Xheni në përshkrimin e fotos së postuar në “Instagram”, ku iu kërkon mendim fansave për ndryshimin saj më të fundit.

https://www.instagram.com/p/Bg1JVDRljpI/?taken-by=jennymhillaj_95

Fansat kanë ngelur të befasuar nga ky ndryshim i Xhenit dhe kanë nxituar ta komplimentojnë.