LIFESTYLE, 29 Mars 2018, 10:10

Ja arsyeja për të cilen Nora Istrefi ndahet nga Roberti!

Ata janë padyshim një nga çiftet më simpatikë të shoëbizit dhe shumë të komentuar në media e rrjete sociale ku çdo e re nga jeta e tyre përbën interes.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë përfolur shpesh herë për ndarje, por dyshja e kanë hedhur poshtë.

Nora ishte dje e ftuar në emisionin “Nd’rrimin e Natës” në Klan Kosova ku është bërë pjesë e lojës “Haje ose thuaje”.

Këngëtarja është detyruar t’i përgjigjet të gjithave pyetjeve që të mos hante ushqimet e shpifura që i ishin vënë para.

Një nga pyetjet për Norën ishte të thoshte tre arsye që do e bënin të divorcohej nga Roberti:

“Tradhtia, tradhtia dhe vetëm tradhtia”, u shpreh Nora duke treguar se nuk e fal në këtë pjesë.