LIFESTYLE, 28 Mars 2018, 14:19

Po flirtonte me Dua Lipën? DJ i famshëm pushime me një femër tjetër

Gjatë “BRIT Awards” u përfol se Dua Lipa u shoqërua me DJ-in e famshëm, me të cilin u dallua edhe në festën pas eventit. Më vonë u tha se, për të nisur një “hakmarrje” me Rita Orën, Dua vendosi që të bënte një këngë me ish-të dashurin e saj, Calvin Harris.

Kjo e fundit është e vërtetë, por lidhur me flirtitmet mes Dua Lipës dhe DJ-it 34-vjeçar thashethemet nuk dolën se ishin të vërteta.

Calvin Harris u fotografuar duke kaluar disa momente relaksi me të dashurën e tij në Meksikë, ditën e martë.

Ata kaluan një romancë 7-mujore në vitin 2015 dhe u lidhën sërish në gusht të 2017-s, për të përfunduar lidhjen pak muaj më vonë. Tani duket se janë sërish bashkë!

Të martën, Calvin u fotografua nën shoqërinë e modeles 24-vjeçare Aarika Wolf, në bordin e një jahti luksoz, në ujërat e Cabo-s, Meksikë.

Dyshja duken tejet të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit duke shijuar disa xhiro në ujë me jet-ski.