LIFESTYLE, 27 Mars 2018, 14:03

Korab Shaqiri flet për herë të parë për lajmin e ndarjes nga bashkëshortja

Një ditë më parë mediat rozë u pushtuan nga lajmi i ndarjes së këngëtarit Korab Shaqiri nga bashkëshortja e tij Lulkaçela Jashari, vetëm një vit pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Burime të “Magazina.al” bënë me dije se dyshja ishte ndarë dhe se bashkëshortja e këngëtarit tashmë më shumë qëndronte në Shkup sesa në Prishtinë me Korabin, i cili nga ana e tij i është përkushtuar tërësisht koncerteve.

Më pas dyshimet u shtuan edhe më tepër kur Lulkaçela bëri privat profilin e saj në “Instagram” dhe ndaloi së ndjekuri Korabin.

Mirëpo, më në fund në lidhje me këtë çështje ka folur vetë Shaqiri, i cili në një deklaratë për portalin “Telegrafi”, është shprehur: “Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk bëhet fjalë për ndarje!”

Sakaq, një ditë më parë Shaqiri u shpreh se nuk dëshironte ta komentonte këtë lajm, duke shtuar kështu dyshimet. Lajmi i ndarjes vjen në të njëjtën kohë me publikimin e baladës së tij me titull “Dashuri e këputur”, që u dyshua se ishte e frymëzuar nga situata në çift.