LIFESTYLE, 28 Mars 2018, 15:37

Ermali takohet me Luanën pas rivalitetit me emisionet televizive

Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca duket se kanë thyer tashmë konkurencën mes tyre.

Dy yjet televizive kanë publikuar një video ku shihen së bashku, pas një gare me emisionet e tyre televizive.

Luana me emisionin e saj “Shiko kush LUAN” ka rivalizuar për javë të tëra Ermalin në orarin e njëjtë në ditën e shtunë, një rivalitet ky që u pasqyrua dhe përmes rrjeteve sociale.

Megjithatë, raportet personale mes dy personazheve të njohura të ekranit duket se janë të shkëlqyera.

Në orarin e Luanës tashmë ka ka nisur me emisionin e saj Arbana Osmani. Ndërkohë Ermal Mamaqi shihet në shoqëri të Luanës.

 

https://www.instagram.com/p/Bg1GeV0lABJ/?taken-by=ermalmamaqiofficial