AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 12:59

Luan Rama në Pekin takohet me Romano Prodin: Ja ç'më tha për Shqipërinë

Luan Rama në Pekin takohet me Romano Prodin: Ja ç'më tha

Luan Rama, nënkryetar i LSI, ka publikuar sot një fotografi me Romando Prodin, ish-Kryeministrin e Italisë, të cilin e ai ka takuar në Pekin, në nisje të një konference të nivelit të lartë. Po ashtu, Rama rrëfen edhe fjalët që ka shkëmbyer me të.

"Me një mik të mirë të Shqipërisë: Romano Prodi, ish-Kryeministër i Italisë dhe ish-President i Komisionit Europian, - shkruan Rama. - Në Pekin, në konferencën: “PKK in dialogue with world political parties high-level meeting”. Gjatë takimit shfrytëzova rastin ta falenderoj zotin Prodi për rolin e veçantë që ai ka luajtur në mënyrë të veçantë 20 vjet më parë pas ngjarjeve tragjike të vitit 1997!

“Ndjehem me zemër një mik i Shqipërisë, - më tha zoti Prodi - e do të vij në Tiranë pas disa ditësh në përkujtim të 20-vjetorit të misionit “Alba”.

Biseduam gjithashtu edhe për rolin që duhet të luajnë partitë politike në emancipimin dhe zhvillimin e shoqërisë," thekson Luan Rama.

Rama po merr pjesë në Pekin në konferenca e nivelit të lartë “PKK në dialog me parti politike nga gjithë bota” bashkë me rreth 600 drejtues partish nga vende të ndryshme të botës. Në seancën e hapjes përshëndeti konferencën Sekretari i Përgjithshëm  i PKK dhe Presidenti i RP të Kinës Xi Jinping.

Vetë Rama njoftoi se "nga Shqipëria bashkë me mua janë edhe Sonila Qato nga PS dhe Edi Paloka dhe Eduart Halimi nga PD".

TPZ.AL