AKTUALITET, 10 Nëntor 2017, 17:11

Luan Rama: Gjermani i OSBE-së u shfaq si ushtar i Gramozit!

Deputeti i LSI-së, Luan Rama, komentoi mbledhjen e parë të komisionit për reformën zgjedhore, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori z. Bernd Borchardt, gjermani Bernd Borchardt, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, z. Claus Neukirch, si dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore përbëhet nga 18 anëtarë, 9 nga maxhoranca dhe 9 nga opozita dhe bashkëkryesohet nga z. Bledi Çuçi (Partia Socialiste) dhe z. Oerd Bylykbashi (Partia Demokratike).

Statusi i plotë i deputetit Luan Rama

“Sot u mblodh për herë të parë komisioni parlamentar për reformën zgjedhore!

Le të shpresojmë që më në fund do të realizohet një reformë reale, që zgjedhjet të garantojnë integritetin dhe barazinë e votës dhe që banditët të mos jenë më as pjesë, as prapavijë dhe as pararojë e politikës!

Shqipëria meriton zgjedhje sipas standardeve të OSBE/ODHIR-it, pavarësish se në mbledhjen e parë, ambasadori i OSBE-së u shfaq si ushtar i Gramozit!

Për ta harruar atë skenë groteske, po rilexoj këtë fundjavë “Ushtarin e mirë Zhvejk”.

TPZ.AL