AKTUALITET, 10 Nëntor 2017, 14:58

VIDEO/ Trondit Artan Hoxha: Vrasësit e Artan Santos, janë ekzekutuar

VIDEO/ Trondit Artan Hoxha: Vrasësit e Artan Santos, janë ekzekutuar

Gazetari Artan Hoxha, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme,  në emisionin “Të Paekspozuarit’. Hoxha ka folur për sekuestrimin e një sasie të madhe droge në Tivar në vitin 2014, duke e lidhur këtë ngjarje edhe me vrasjen e biznesmenit të njohur Artan Santo.

 “Në 2014 u kap në Tivar një ngarkesë me 250 kg kokainë i një shtetasi kolumbian. Në atë kohë u vra Artan Santo, ndërsa në Xibrakë u zbulua një laborator droge. Droga e kapur në Tivar, e kishte destinacionin për në Fier, tek një magazinë në pronësi të një gruaje në moshë.”

VIDEO:

I pyetur nga Ylli Rakipi, se çfarë ndodhi me hetimet për vrasjen e Santos, Hoxha ka thënë se nuk janë identifikuar vrasësit apo urdhëruesit por se personat e dyshuar për këtë vrasje janë ekzekutuar.

“Personat e dyshuar për vrasjen e Santos janë ekzekutuar.”

 /TPZ.AL/